Aktualitet

'Fitojnë oligarkët'/ Kryeplaku i fshatit Bërxullë: Firma Gener2 s'ka të drejtë ligjore që të punojë në terren

Muharrem Koni, ndër të tjera në fjalën e tij në protestën e sotme, u shpreh se firma nuk do të arrijë që të zhvillojë aktivitetin pa u bërë vlerësimi i drejtë për pronat e tyre.

26 Dhjetor 2022, 14:18 Nga a.l
'Fitojnë oligarkët'/ Kryeplaku i fshatit Bërxullë:
Muharrem Koni

TIRANË- Në krye të protestës së organizuar sot nga banorët e Bërxullës përballë Ambasadës Amerikane, kryeplaku i fshatit Bërxullë tha se do të bojkotojnë zgjedhjet nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Ai gjithashtu paralajmëroi se nuk do ta lejojnë firmën ndërtuese Gener2 e cila ka fituar koncesionin për të ndërtuar aksin Thumanë-Kashar, që të zhvillojë punimet.

Muharrem Koni, ndër të tjera në fjalën e tij në protestën e sotme, u shpreh se firma nuk do të arrijë që të zhvillojë aktivitetin pa u bërë vlerësimi i drejtë për pronat e tyre.

Është në kundërshtim me ligjin. Duhet të kishte bërë kompensime, kërkojmë ndërhyrjen pranë institucioneve të shteti. Kërkojmë një çmim të drejtë dhe të pranueshëm për të dyja palët, jo me 4 euro m. Vlera e tregut është edhe me 100 euro m2. Jo vetëm të fitojnë këto oligarkët. Nga 87 ditë protestë ne nuk kemi asnjë përgjigje nga institucionet. Na kanë kthyer një përgjigje ku na thonë se firma Gener2 nuk ka të drejtë ligjore që të punojë në terren, megjithëse ka filluar punë. Nuk na afrohet asnjë palë që të na jep një shpjegim sesi do të zbatohet ky projekt në rrugë. Kemi 87 vite, ne nuk do ti ndalojmë protesta. Firma nuk do të arrij që të zhvillojë aktivitetin pa u bërë vlerësimi i drejtë për pronat tona, pa pasur nënkalim për të shkuar tek pronat tona. S’do marrim pjesë në zgjedhje nëse nuk na plotësohen kërkesat tona', u shpreh ai.

Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-Kashar protestuan sot para Ambasadës Amerikane, duke akuzuar edhe njëherë qeverinë për projektin ku firma e ndërtimit po kryen punime pa leje. Ata shprehen se edhe pse po protestojnë prej 90 ditësh, nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje apo zgjidhje nga institucionet që janë drejtuar. Mes thirrjeve; 'Shteti na ka shitur',  ‘Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me gjak’, një tjetër banore e cila po protestonte para ambasadës Amerikane u shpreh se i kanë humbur shpresat që të ndihmohen nga qeveria, teksa shohin si të vetmen zgjidhje thirrje ndaj ambasadave. Banorja paralajmëron nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, protesta do të përshkallëzojë./Dosja.al 

banoret e berxulles ne proteste muharrem koni

Sondazh

Poll