Aktualitet

ME VD+FOTOT/ Dera e shtëpisë së Ervis Martinaj e rrethuar me tela me gjemba, jashtë kishte dhe një kullë vrojtimi

Kontrolli është bërë në orët e para të mëngjesit në banesën e Martinaj.

26 Dhjetor 2022, 12:42 Nga k.m.

ME VD+FOTOT/ Dera e shtëpisë së Ervis Martinaj e rrethuar me tela

TIRANË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë ushtruar këtë të hënë kontrolle në banesën e atij që cilësohet si bosi i lojërave të fatit në Shqipëri, Ervis Martinaj. Kontrolli është bërë në orët e para të mëngjesit në banesën e Martinaj në Fushë Kuqe. "Euronews" ka siguruar pamje nga banesa e Martinajt, e cila duket se kishte masa të shtuara sigurie. 

Siç shihet dhe nga pamjet, furgonë të shumtë të policisë ndodhen në lagjen ku ndodhet banesa të shumëkërkuarit, e rrethuar me pemë, mure të lartë dhe tela me gjemba. E po ashtu, brenda mureve shihet një kullë vrojtimi, të cilën duket se Martinaj e ka përdorur si pjesë të sigurisë së banesës së tij. 

 

zhduket ervis martinaj policia ne shtepine e vis martinajt

Sondazh

Poll