Politike

“Më 8 qershor do digjej Kuvendi”, Tedi Blushi në mbështetje të Metës: Ekziston një dokument që e vërteton

10 Shtator 2019, 05:26 Nga DOSJA
“Më 8 qershor do digjej Kuvendi”, Tedi Blushi në

Tiranë- Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Hetimor, Presidenti Ilir Meta dëshmoi se më 7 qershor e kanë informuar, se në protestën e opozitës, të 8 qershorit ishte bërë plan për t’u djegur Kuvendi i Shqipërisë. Sipas Presidentit kjo ishte një nga arsyet që mori vendimin e anulimit të zgjedhjeve.

Në lidhje me këtë deklaratë të Presidentit, ka reaguar edhe zëdhënësi i tij, i cili është shprehur se për këtë ka edhe një dokument që e vërteton.

“I pavërtetë është premtimi për binjakëzimin e Lazios me Peqinin, por jo që ekziston një raport i një institucioni të lartë të sigurisë kombëtare që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit.
Ndryshe nga mungesa e një kontrate për binjakëzimin Lazio-Peqini, dokumenti që informon Presidentin për rrezikun e djegies së Parlamentit EKZISTON dhe është I VËRTETË.”, është shprehur Tedi Blushi.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta në komision ps shkarkon metën tedi blushi meta në komision ps shkarkon metën tedi blushi

Sondazh

Poll