Bota

Alarm në Glyka Nera/ Të shtëna me armë zjarri jashtë një karburanti, pronari u vra vjet me breshëri po në të njëjtin biznes (VIDEO)

Sipas informacioneve të protothema.gr, ngjarja ka ndodhur pak para orës 12:00 (me orën greke), por deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

26 Dhjetor 2022, 11:21 Nga k.m.
Alarm në Glyka Nera/ Të shtëna me armë zjarri jashtë
Pamje nga karburanti

GREQI- Ngjarja e ekzekutimit të 38-vjeçarit Giorgos Mitsos qershorin e kaluar, u rikujtua sot nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën jashtë një karburanti në Avenue Lavriou 77, në Glyka Nera. Sipas informacioneve, dy persona të paidentikuar që qarkullonin me një Smart iu afruan pikës së karburantit dhe qëlluan dy herë në ajër.

Në tokë mbetën vetëm gëzhojat, ndërsa autorët janë zhdukur. Kjo pikë karburanti i përket të njëjtës familje me viktimën që u qëllua me armë zjarri në karburantin e Gerakasit, qershorin e kaluar. Sipas asaj që është bërë e ditur, punëtori në pikën e karburantit ka thënë në Polici se sulmuesit kanë qëlluar në ajër, çka tregon se ka qenë një goditje “paralajmëruese”.

Vrasja në Marathon Avenue

Në qershor, 38-vjeçari Giorgos Mitsou u vra me gjakftohtësi. Viktima kishte shqetësuar Autoritetet dhe konkretisht Departamentin e Zhvatjes në vitin 2018 kur ishte përfshirë në një rast zhvatjeje, ndërkohë që pika specifike e karburantit kishte qenë objektiv i një sulmi me granatë. Thuhet se 38-vjeçari kishte llogari të hapura me botën e krimit, për këtë arsye kishte zgjedhur të lëvizte me një të tillë makinë luksoze që kishte xhama antiplumb. Madje, sipas informacioneve, ai kishte rrëfyer se merr kërcënime nga persona konkretë që i kishin përmendur me emër. 

greqi

Sondazh

Poll