Bota

Rishi Sunak ka afat për krizën e emigrantëve, deputetët konservatorë presion mbi kryeministrin: Ke kohë deri në prill! Nis avionët për Ruandë

Sunak-ut i është thënë se duhet të tregojë shenja të qarta për rregullimin e krizës së emigrantëve deri në pranverë, në mënyrë që të ruajë kontrollin e tij në parti.

26 Dhjetor 2022, 10:48 Nga k.m.
Rishi Sunak ka afat për krizën e emigrantëve, deputetët
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Rishi Sunak është nën presionin e deputetëve konservatorë për të rregulluar urgjentisht krizën e emigrantëve. Dy deputetë konservatorë i thanë Express.co.uk se kryeministri duhet të ketë dhënë një zgjidhje për problemin deri në pranverë në mënyrë që të ruajë autoritetin dhe kontrollin e tij në parti, e që kjo të ndodhë duhet që avioni i parë për në Ruandë të ngrihet deri në prill. Ose dhe më herët.

Ata thanë se Sunak nuk ka qenë "mjaftueshëm i ashpër" për këtë çështje, duke paralajmëruar se - ndërsa deklarata e tij e fundit për deputetët ishte një "hap në drejtimin e duhur" - por nuk shkoi aq larg sa duhet. Një deputet i tretë, nga një zonë elektorale e Murit të Kuq, caktoi një afat edhe më ambicioz, duke thënë se Sunak duhet të ketë legjislacion të ri në zbatim deri në fund të janarit, në mënyrë që të bindë vendin se ai është serioz në pretendimet për rregullimin e çështjes.

Por ata pranuan se fjalimi i Sunak ishte "sigurues" për deputetët që janë të shqetësuar për emigracionin, duke e përshkruar si një fjalim "unifikues". Duke iu drejtuar deputetëve në dhjetor, Sunak përcaktoi një plan me pesë pika për t'u marrë me migracionin e paligjshëm dhe për të ndihmuar në përshpejtimin e vlerësimit të pretendimeve nga vendet që konsiderohen "të sigurta", ku edhe përmendi Shqipërinë. Kjo gjë përfshin rritjen "në mënyrë të konsiderueshme" të pragut që dikush duhet të përmbushë përpara se të konsiderohet i trafikuar dhe përpunimin e pretendimeve të shqiptarëve, brenda disa javëve në vend të muajve. 

Kryeministri tha “mjaft më”, duke shtuar:“Nuk është mizore apo e pahijshme të duash shkatërrimin  bandave kriminale që tregtojnë mjerimin njerëzor dhe që shfrytëzojnë sistemin dhe ligjet tona.

Shifrat e migracionit të qeverisë, të publikuara muajin e kaluar, zbuluan se emigrimi neto u rrit në 504,000 njerëz në vitin deri në qershor 2022. Shifrat e fundit janë një rritje nga nivelet e imigracionit para Brexit, me shumicën e emigrantëve që vijnë nga vendet jo anëtare të BE-së.

rishi sunak shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll