Bota

Lufta/ Medvedev: Armët bërthamore ruse janë e vetmja arsye përse Perëndimi nuk duhet të sulmojë

Ai shkroi se e vetmja gjë që i ndalon armiqtë e Moskës sot është se ata e kuptojnë se Rusia do të udhëhiqet nga bazat e politikës së shtetit për parandalimin bërthamor dhe se nëse shfaqet një kërcënim real, ajo do t'i përgjigjet atij.

26 Dhjetor 2022, 09:56 Nga a.l
Lufta/ Medvedev: Armët bërthamore ruse janë e vetmja arsye
Dmitry Medvedev

RUSI-  Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se armët bërthamore të Rusisë dhe rregullat e armëve të ndjekura nga Moska janë faktorët e vetëm që pengojnë Perëndimin të nisë një luftë kundër Rusisë. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se, Medvedev në një rubrikë për “Gazetën Rusku” ka shkruar se Rusia nuk do të heqë dorë nga konflikti derisa siç tha ai, regjimi i neveritshëm, gati fashist në Kiev të hiqet dhe Ukraina të çmilitarizohet plotësisht.

Ai shkroi se e vetmja gjë që i ndalon armiqtë e Moskës sot është se ata e kuptojnë se Rusia do të udhëhiqet nga bazat e politikës së shtetit për parandalimin bërthamor dhe se nëse shfaqet një kërcënim real, ajo do t'i përgjigjet atij./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll