26 Dhjetor 2022, 09:04
Nga a.l
KFOR
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit pranë patrullës së KFOR-it në Zubin Potok. Përmes një reagimi në Facebook, Sveçla shkroi se këto janë lojërat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë. Ai gjithashtu tha se barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës.
“Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale. Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet. Policia e Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin e saj dhe përmbushë misionin e vet. Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit”, shkroi ai.
KFOR ka konfirmuar se janë dëgjuar krisma armësh pranë patrullës e cila ishte duke monitoruar gjendjen. Gjithashtu, njoftohet se lidhur me rastin janë duke u kryer hetime. Edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për të hequr barrikadat, serbët kanë zbarkuar kamionët dhe makineritë e rënda në rrugë. Më herët KFOR-i kërkoi zgjidhje përmes dialogut. Dy ditë më parë Kryeministri Kurti në një konferencë për media tha se nuk mund të tolerohet gjendja e krijuar në Veri, teksa bëri të ditur se me komandantin e KFOR-it do të takohet pas Krishtlindjeve./ Dosja.al
tensione në veri të kosovës xhelal sveçla
Bota
26 Dhjetor 2022, 08:49
a.l
Milan Mojsiloviç
SERBI- Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviç ka zbardhur takimin që zhvilloi dit...
Bota
26 Dhjetor 2022, 08:34
a,b
Kriminelet
BRITANI- Ato përbëjnë vetëm pesë për qind të të arratisurve më të kërkuar ...
Bota
26 Dhjetor 2022, 08:39
a.l
Itali
ITALI- Arratisjaa e shtatë të dënuarve ditën e Krishtlindjeve nga burgu në Milano 'Cesare Beccaria', ka shkaktuar revolt&eum...
Bota
26 Dhjetor 2022, 07:59
a.l
Austri
AUSTRI- Një ortek gjigand është raportuar në Austri i cili ka zënë poshtë 8 persona. Mediat e huaja bëjn&eum...
Bota
26 Dhjetor 2022, 07:40
a.l
KFOR
KOSOVË- Vijojnë tensionet në veri të Kosovës. Sot shënohet dita e 17- të nga vendosja e barrikadave në di...
Bota
26 Dhjetor 2022, 07:37
A.B
Ngrica ne qytet
SHBA- Miliona njerëz janë ngujuar për shkak të stuhisë së dimrit që ka vrarë 34 njerëz n&...
Bota
25 Dhjetor 2022, 23:26
Kosovë
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor dhe dënoi me heqje lirie një person, me akuza të lidhura me...
Bota
25 Dhjetor 2022, 23:24
Policia e Kosovës
KOSOVË- Policia e Kosovës (PK) ka demantuar raportimet e mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shk&...
Bota
25 Dhjetor 2022, 23:21
F.M
Vjosa Osmani
KOSOVË- Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas lajmeve të publikuara ng...
Bota
25 Dhjetor 2022, 23:04
F.M
Veri i Kosovës
KOSOVË- Mediat serbe kanë publikuar një audio, për të cilën pretendojne se tregon të shtënat q&...