Bota

Mediat serbe reagojnë pas deklaratave të mikut të kryeministrit Kurti: Kërcënim i hapur!

Sipas medias serbe kryeministri Kurti ka futur në listë dhe anëtarët e familjes së Vuçiçit, me qëllim që të dobësojë sa më shumë Serbinë. 

26 Dhjetor 2022, 10:26 Nga a.l
Mediat serbe reagojnë pas deklaratave të mikut të kryeministrit
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Mediat serbe kanë reaguar lidhur me deklaratat e aktivistit për Lëvizjen Vetëvendosje, Arbër Zaimi i cili në një postim në rrjete sociale shkruane se fundi i Vuçiçit do të fillojë në veri të Kosovës. 

Mediat serbe shkruajnë se Ppas kësaj deklarate Prishtina 'Prishtina i shpalli zyrtarisht mbarë botës se qëllimi i vetëm i Kurtit dhe bandës së tij është që të merren me presidentin e Serbisë dhe popullin serb përmes veriut të Kosovës'. 

Sipas medias serbe kryeministri Kurti ka futur në listë dhe anëtarët e familjes së Vuçiçit, me qëllim që të dobësojë sa më shumë Serbinë. 

'Si pjesë e së njëjtës ide të çmendur, Kurti ka futur në listë edhe anëtarët e familjes së Vuçiqit. Ai tashmë ka shpallur terroristë Andrej Vuçiqin, vëllanë e presidentit të Serbisë, si dhe Danilo Vuçiqin, djalin e madh të presidentit. Shqiptarët kanë shantazhuar kokën dhe kërkojnë të arrestohen. Qëllimi i sulmit ndaj presidentit të Serbisë është plotësisht i qartë – ideja është të dobësohet sa më shumë Serbia duke larguar Aleksandar Vuçiqin, për të kryer më pas një pogrom kundër popullatës serbe në Kosovë e Metohi. Shqiptarët në Prishtinë janë të vetëdijshëm se çdo përpjekje për të dëbuar serbët nga Kosova dhe Metohija derisa Vuçiq është president i Serbisë do të pritej me një përgjigje të ashpër dhe do të parandalohej', shkruajnë mediat serbe. 

Një ditë më parë një ekip i KFOR-it u sulmua në Zubin-Potok, por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar. Pjesëtarët e KFOR-it, siç bëjnë me dije edhe mediat kosovare janë nga Letonia. Reagime ka patur nga mediat serbe dhe presidentja e Kosovës mbrëmjen e djeshme. Sot KFOR-i ka konfirmuar se janë dëgjuar krisma armësh pranë patrullës e cila ishte duke monitoruar gjendjen. Gjithashtu, njoftohet se lidhur me rastin janë duke u kryer hetime. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla reagoi lidhur me rastin duke u shprehur se këto janë lojërat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe instrumentat e tij kriminale po vazhdojnë. Ai gjithashtu tha se barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës. Nga ana tjetër kreu i ushtrisë serbe Milan Mojsiloviç ka njoftuar se është duke udhëtuar për në Rashkë. Ai ka zbardhur takimin që zhvilloi ditën e djeshme me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Fokusi i bisedimeve me presidentin serb ka qenë Kosova dhe për këtë arsye ai është nisur me detyra të qarta në Rashkë, teksa nuk ndau detaje të tjera lidhur me takimin./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll