26 Dhjetor 2022, 11:13
Nga k.m.
Moment nga vrasja
FRANCË- Del videoja e momentit kur 69-vjeçari qëlloi dhe ekzekutoi tre kurdë në Paris të enjten. Siç edhe duket nga pamjet, 69-vjeçari i veshur me një xhaketë të kuqe shihet teksa hyn në një berberhane, ku edhe hapi zjarr. Në një video të dytë është regjistruar momenti kur 69-vjeçari është neutralizuar nga persona brenda biznesit.
69-vjeçari, i cili gjatë marrjes në pyetje pranoi se ndjen një “urrejtje patologjike ndaj të huajve”, akuzohet për vrasjen e Emine Cara, një zyrtare e Lëvizjes Kurde në Francë, si dhe dy burrave, mes të cilëve ishte edhe artisti dhe refugjati politik Mir Perver. Po ashtu, 3 burra të tjerë u plagosën – njëri në gjendje të rëndë – por jeta e tyre nuk është në rrezik. 5/6 viktimat kishin nënshtetësi turke dhe një franceze.
Sipas prokurorisë, nga hetimi i zhvilluar në shtëpinë e prindërve të 69-vjeçarit, ku edhe banonte, nuk u gjet asnjë provë që ai të kishte lidhje me ndonjë grup ekstremist. Gjatë marrjes në pyetje ai pohoi se "urrejtja e tij ndaj të huajve u bë patologjike" pas një vjedhjeje në shtëpinë e tij në vitin 2016, se vuan nga depresioni dhe ka prirje vetëvrasëse "por para se të vrisja veten kam dashur gjithmonë të vras emigrantë, të huaj.”
69-vjeçari thuhet gjithashtu se donte të vriste kurdët, e pasi të mbaronte punë me municionin që kishte, synonte të vriste veten.
Bota
26 Dhjetor 2022, 11:16
A.B
Punetori
GJERMANI- Ekonomia gjermane vuan nga mungesa e fuqisë punëtore. Kritikat e krerëve të ekonomisë gjermane lidhen me proced...
Bota
26 Dhjetor 2022, 11:01
a.l
Vladimir Putin
UKRAINË - Një këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës ka postuar një vid...
Bota
26 Dhjetor 2022, 10:48
k.m.
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Rishi Sunak është nën presionin e deputetëve konservatorë për të rregulluar urgjentisht kr...
Bota
26 Dhjetor 2022, 10:26
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Mediat serbe kanë reaguar lidhur me deklaratat e aktivistit për Lëvizjen Vetëvendosje, Arb&e...
Bota
26 Dhjetor 2022, 10:26
a.l
Arbër Zaimi
KOSOVË- Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit t...
Bota
26 Dhjetor 2022, 09:56
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se armët bërthamore t&...
Bota
26 Dhjetor 2022, 09:27
a.l
Gjermani
GJERMANI- Që gjatë pandemisë së Coronës, për shkak të avarive të ndryshme, bota jashtë pye...
Bota
26 Dhjetor 2022, 09:30
A.B
Kur më shumë se 2.000 ekspertë të studimeve sllave, të Evropës Lindore dhe atyre të Euroazisë, do të mblidhen n&e...
Bota
26 Dhjetor 2022, 09:04
a.l
KFOR
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit pranë patrullës së KFOR-it n&eum...
Bota
26 Dhjetor 2022, 08:49
a.l
Milan Mojsiloviç
SERBI- Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviç ka zbardhur takimin që zhvilloi dit...