Bota

Tensionet në veri/ Shefi i shtabit të ushtrisë serbe pas takimit me presidentin Vuçiç: Biseduam për Kosovën, jemi nisur për në Rashkë

Fokusi i bisedimeve me presidentin serb ka qenë Kosova dhe për këtë arsye ai është nisur me detyra të qarta në Rashkë, teksa nuk ndau detaje të tjera lidhur me takimin. 

26 Dhjetor 2022, 08:49 Nga a.l
Tensionet në veri/ Shefi i shtabit të ushtrisë serbe pas takimit
Milan Mojsiloviç

SERBI- Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviç ka zbardhur takimin që zhvilloi ditën e djeshme me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Mediat serbe raportojnë, se gjenerali është nisur në Rashkë. Fokusi i bisedimeve me presidentin serb ka qenë Kosova dhe për këtë arsye ai është nisur me detyra të qarta në Rashkë, teksa nuk ndau detaje të tjera lidhur me takimin. 

Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’iu them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë. Detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata është komplekse”, është shprehur Mosjiloviç. 

Gjatë mbrëmjes të së dielës është raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, konkretisht se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë. Nga KFOR-i kanë konfirmuar se afër një patrulle të tij ka pasur të shtëna. Gjithashtu, edhe Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim pas raportimit për të shtëna pranë Zubin Potokut, Policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi, lidhur me rastin ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës milan mojsiloviç

Sondazh

Poll