DETAJE/ Arratisja e 7 të dënuarve në Milano, të burgosurit u vënë flakën qelive, 4 oficerë policie dërgohen në spital
Disa oficerë të Policisë së Burgjeve janë asfiksuar nga tymi. Katër u dërguan në spitalin e San Carlo ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
ITALI- Arratisjaa e shtatë të dënuarve ditën e Krishtlindjeve nga burgu në Milano 'Cesare Beccaria', ka shkaktuar revoltë te të burgosurit e tjerë që ndodhen në qelitë e këtij institucioni penal për të mitur. Të arratisurit janë të gjithë nga 17 deri në 18 vjeç, disa prej të cilëve janë me kombësi italiane.
Tashmë të gjitha forcat e policisë janë vënë në alarm për kërkimin e tyre. Mediat italiane raportojnë se të dënuarit e tjerë protestuan duke i vënë zjarrin disa qelive, ngjarje që u vu në kontroll menjëherë me mbërritjen e zjarrfikësve.
Disa oficerë të Policisë së Burgjeve janë asfiksuar nga tymi. Katër u dërguan në spitalin e San Carlo dku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas sekretarit të përgjithshëm të sindikatës Sappe, Donato Capece, ka pasur disa agjentë dhe të burgosur që vuanin nga konvulsione dhe të vjella pasi kishin thithur tymin nga dyshekët e djegur. Capece më pas theksoi se pas neutralizimit të situatës nëpër qeli, të gjithë agjentët në dispozicion u kthyen në shërbim në Beccaria. Sot drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë për të Mitur të ministrisë Via Arenula do të jenë në Milano, në burgun Beccaria për të kuptuar se si ndodhi një arratisje e tillë. Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit do të mbërrijë në Beccaria, Giuseppe Cacciapuoti./Dojsa.al
Sondazh
Ortek 'gjigand' në Austri/ Shpëtojnë mrekullisht 8 persona, zhduken 2 të tjerë
Austri AUSTRI- Një ortek gjigand është raportuar në Austri i cili ka zënë poshtë 8 persona. Mediat e huaja bëjn&eum...
Dita e 17-të/ Veriu i bllokuar, KFOR konfirmon sulmin e të shtënave me armë në Zubin-Patok
KFOR KOSOVË- Vijojnë tensionet në veri të Kosovës. Sot shënohet dita e 17- të nga vendosja e barrikadave në di...
Stuhia më e rëndë se në vitin 1977 në SHBA/ 34 viktima nga moti i keq, njerëzit ngrijnë brenda makinave të bllokuara
Ngrica ne qytet SHBA- Miliona njerëz janë ngujuar për shkak të stuhisë së dimrit që ka vrarë 34 njerëz n&...
Dënohet një person për përfshirje në terrorizëm, kishte 6 muaj që ishte kthyer në Kosovë
Kosovë KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor dhe dënoi me heqje lirie një person, me akuza të lidhura me...
Sulm ndaj KFOR? Policia e Kosovës: Nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri në Zubin Potok
Policia e Kosovës KOSOVË- Policia e Kosovës (PK) ka demantuar raportimet e mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shk&...
Sulm ndaj KFOR? Presidenca e Kosovës: Përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur
Vjosa Osmani KOSOVË- Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas lajmeve të publikuara ng...
Sulmi në Zubin Potok, mediat serbe publikojnë audio: Dëgjoni si jehojnë!
Veri i Kosovës KOSOVË- Mediat serbe kanë publikuar një audio, për të cilën pretendojne se tregon të shtënat q&...
VIDEO/ Vijojnë protestat në Iran, qytetarët në kor: Vdekje Khamenei!
Iran IRAN- Datat 24 dhe 25 dhjetor nuk kanë qenë të qeta në Iran. Videoja e mëposhtme vjen nga Karaj, në perëndim të...
Tensionet në Veri/ Sulmohet ekipi i KFOR-it në Zubin-Potok
KFOR KOSOVË- Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok këtë të dielë. Mediat në Kosovë nuk rap...
Masat drastike të talebanëve, organizata ndërkombëtare tërhiqen nga Afganistani: Duam që gratë të punojnë me ne
Afganistan AFGANISTAN- Tri organizata të mëdha jo-qeveritare (OJQ) kanë pezulluar punën e tyre në Afganistan pasi talibanët i...
