Bota

Aksident 'i frikshëm' në Spanjë/ Autobusi me 7 pasagjerë përfundon në lumë, vdesin 3 persona, zhduken 3 të tjerë

Shoferi i autobusit dhe një pasagjer u shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan në spital.  Automjeti, i cili i përket kompanisë Monbus dhe ishte rrugës për në Pontevedra, në Galicia të Spanjës, doli nga një urë dhe ra në lumin Lérez të shtunën vonë.

25 Dhjetor 2022, 17:16 Nga a.l
Aksident 'i frikshëm' në Spanjë/ Autobusi me 7
Aksident në Spanjë

SPANJË- Një aksident tragjik është shënuar në veriprëndim të Spanjës në prag të Krishtlindjes. Një autobus me 7 persona në bord u rrëzua në një lumë, ku 3 prej pasagjerëve nuk mundën t'u shpëtonin plagëve dhe humbën jetën tragjikisht. 

Shoferi i autobusit dhe një pasagjer u shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan në spital.  Automjeti, i cili i përket kompanisë Monbus dhe ishte rrugës për në Pontevedra, në Galicia të Spanjës, doli nga një urë dhe ra në lumin Lérez të shtunën vonë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se, aksidenti ndodhi rreth orës 21:19 dhe autoritetet u lajmëruan fillimisht nga një kalimtar i cili pa parmakët e shkatërruar në anë të rrugës, por që nuk mundi të identifikonte automjetin në ujë.

Disa minuta më vonë, dikush nga brenda autobusit telefonoi shërbimet e urgjencës, të cilat filluan operacionin e shpëtimit. Kërkimi për personat e zhdukur u ndërpre përkohësisht në orët e para të mëngjesit për shkak të kushteve të pafavorshme pdhe valëve të lumit, por rifilloi në orën 9:30 të mëngjesit të Krishtlindjeve. Shërbimet e urgjencës thanë se një person i katërt dyshohet se është zhdukur në aksident./Dosja.al

aksident ne spanje

Sondazh

Poll