Bota

Panoramë e trishtë në Ukrainë/ Banesa të mbuluara në flakë, e rrugë të shkatërruara, plagosen 68 persona

Pas drekës, një goditje tjetër shkatërroi një ndërtesë banimi, me një burrë dhe një grua të nxjerrë nga rrënojat.

25 Dhjetor 2022, 17:05 Nga a.l
Panoramë e trishtë në Ukrainë/ Banesa të mbuluara
Ukrainë

UKRAINË- Pamjet që shihni vijnë nga rajoni i Khresonit në Ukrainë, pas sulmeve të njëpasnjëshme me bomba nga Rusia. Autoritetet ukainase kanë shpërndarë imazhe të sulmeve vdekjeprurëse, ku të paktën 10 persona u vranë dhe rreth 68 u plagosën. Duke ndarë foto nga vendi i ngjarjes, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se Kherson u godit me granatime "masive", shkruan skynews. 

Panoramë e trishtë në Ukrainë/ Banesa të mbuluara
Kherson
Panoramë e trishtë në Ukrainë/ Banesa të mbuluara
kherson

Një ndërtesë banimi në lagjen Beryslav mori flakë, por askush nuk u vra apo u plagos. Më vonë, gjashtë makina dhe një tezgë tregu u dogjën në qendër të qytetit kur një treg u godit nga granatimet.  Pas drekës, një goditje tjetër shkatërroi një ndërtesë banimi, me një burrë dhe një grua të nxjerrë nga rrënojat./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll