Bota

Ukraina nuk gjend qetësi nga sulmet ajrore, kërcënohet për herë të dytë në pak orë në ditën e Krishtlindjeve

Të paktën 10 persona u vranë dhe rreth 68 u plagosën nga bombardimet ruse.

25 Dhjetor 2022, 16:16 Nga a.l
Ukraina nuk gjend qetësi nga sulmet ajrore, kërcënohet për
Ukrainë

UKRAINË- Sot nuk është një ditë festash për ukrainasit. Rusia ka kërcënuar nga ajri për të dytën herë në vetëm pak orë në ditën e Krishtlindjeve. Është hera e dytë që sot dëgjohen sirenat në të gjithë vendin, shkruan Skynews. Por në një stacion të metrosë në Kiev, ukrainasit kanë vazhduar të këndojnë këngët e Krishtlindjeve për të mbajtur pak gëzim festiv.

Më herët, autoritetet kanë shpërndarë imazhe të sulmeve vdekjeprurëse në rajonin jugor Kherson të Ukrainës. Të paktën 10 persona u vranë dhe rreth 68 u plagosën nga bombardimet ruse. Duke ndarë foto nga vendi i ngjarjes, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se Kherson u godit me granatime "masive".  Një ndërtesë banimi në lagjen Beryslav mori flakë, por askush nuk u vra apo u plagos.  Më vonë, gjashtë makina dhe një tezgë tregu u dogjën në qendër të qytetit kur një treg u godit nga granatimet.  Pas drekës, një goditje tjetër shkatërroi një ndërtesë banimi, me një burrë dhe një grua të nxjerrë nga rrënojat./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll