Bota

'Po përpiqet të shmangë përgjegjësinë', Kievi i përgjigjet Putin: Rusia nuk dëshiron negociata

Podolyaki, përmes një postimi në Twitter u përgjigj se ai po përpiqet të shmangë përgjegjësitë.

25 Dhjetor 2022, 13:58 Nga a.l
'Po përpiqet të shmangë përgjegjësinë',
Vladimri Putin dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyaki është përgjigjur deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin, i cili më herët u shpreh se Rusia do të arrijë negociata por nuk ka pranuar Ukraina.

Podolyaki, përmes një postimi në Twitter u përgjigj se ai po përpiqet të shmangë përgjegjësitë. Këshilltari presidencial ndër të tjera mohoi që presidenti rus të ketë kërkuar në të vërtetë një gjë të tillë. 

'Është e qartë se Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë”, shkroi Podolyak në Tëitter.

Më herët, presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia po vepron në drejtimin e duhur në Ukrainë, sepse Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, po përpiqet të copëtojë atë.

Ne jemi të gatshëm të negociojmë me kushdo që është i përfshirë në zgjidhje të pranueshme, por varet nga ata. Nuk jemi ne ata që refuzojmë të negociojmë. Ata refuzojnë”, tha presidenti rus për stacionin televiziv shtetëror Rossiya 1 gjatë një interviste të transmetuar sot.

Mediat e huaja, shkruajnë se pushtimi rus i Ukrainës i 24 shkurtit shkaktoi konfliktin ushtarak më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe përplasjen më të madhe midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962./Dosja.al

lufta ne ukraine mykhailo podolyaki

Sondazh

Poll