Bota

E rëndë në Turqi/ Debatuan për çështje nderi, babai masakron me thikë dy vajzat e tij të mitura në bodrumin e shtëpisë

Mësohet se në momentin e vrasjes mizore ndodheshin në shtëpi fëmija më i vogël dhe një i afërm i familjes, ndërsa nëna e vajzave ishte zhdukur.

25 Dhjetor 2022, 14:15 Nga a.l
E rëndë në Turqi/ Debatuan për çështje nderi,
ambulanca

TURQI- Një krim makabër ka ndodhur në Turqi, në qytetin Iconium, ku një 54-vjeçar sirian ka vrarë me thikë dy vajzat e tij të  mitura. Mediat e huaja raportojnë se, Yusuf al-Ahmed vrau me thikë 17-vjeçaren Kevsher dhe 15-vjeçaren Merveh, pas një konflikti të momentit në bodrumin e shtëpisë. 54-vjeçari me origjinë nga Siria, menjëherë pas krimit të rëndë shkoi në Polici dhe u dorëzua.

Ekipet e policisë u nisën drejt banesës së familjes për të zbardhur ngjarjen. Aty u gjetën trupat e pajetë të dy vajzave të mitura. Mësohet se në momentin e vrasjes mizore ndodheshin në shtëpi fëmija më i vogël dhe një i afërm i familjes, ndërsa nëna e vajzave ishte zhdukur.

Sipas informacioneve, 54-vjeçari Jusuf ka deklaruar në dëshminë e tij se kishin debatuar për çështjen e nderit dhemë pas ka pretenduar se nuk ka duruar më dhe ka goditur vajzate tij të vogla me thikë. Kur ka ardhur në vete dhe ka kuptuar se çfarë kishte bërë duke parë të vdekura dy vajzat e tij, ka shkuar në polici, ku ka rrëfyer dhe është dorëzuar./Dosja.al

vrasje ne turqi

Sondazh

Poll