Sport

Al-Nassr i gjen “shok” Ronaldos, kërkon yllin e Chelsea…

Sipas FootMercato, emri i mesfushorit të Chelsea është shënuar me të kuqe në axhendën e Al-Nassr. Ndodh që ai përfundon kontratën me skuadrën 'blu' në qershorin e ardhshëm dhe atëherë do të ndërmerrej nënshkrimi.

25 Dhjetor 2022, 17:12 Nga DOSJA
Al-Nassr i gjen “shok” Ronaldos, kërkon yllin e Chelsea…

ANGLI – Ende nuk ka një konfirmimim zyrtar që Al-Nassr do të jetë skuadra e radhës e Cristiano Ronaldos dhe sipas informacioneve të fundit, skuadra saudite ka vendosur një objektiv të ri: nënshkrimin e mesfushorit francez N'Golo Kanté.

Sipas 'FootMercato', emri i mesfushorit të Chelsea është shënuar me të kuqe në axhendën e Al-Nassr. Ndodh rrethana që Kanté përfundon kontratën me skuadrën 'blu' në qershorin e ardhshëm dhe atëherë do të ndërmerrej nënshkrimi.

Duhet theksuar se në Al-Nassr ka tashmë më shumë se futbollistë të njohur si David Ospina, Gonzalo Martínez, Vincent Aboubakar, Luiz Gustavo dhe Álvaro González , ndër të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll