Sport

VIDEO/ Festimet e tepruara për Kupën e Botës, i vështirësojnë jetën portierit argjentinas. Aston Villa e nxjerr në shitje

Unai Emery është 'i dëshpëruar' për nxjerrjen në shitje të fituesin të Kupës së Botës Emiliano Martinez, sipas raportimeve të mediave lokale.

25 Dhjetor 2022, 15:51 Nga DOSJA

VIDEO/ Festimet e tepruara për Kupën e Botës, i

ANGLI - Emiliano Martinez luajti me Argjentinën në Kupën e Botës, ku mundën në finale Francën me penallti. Pasi priti një penallti në Katar, atij iu dorëzua çmimi "Doreza e Artë" të cilin ai e "shpërdoroi" duke festuar në një stil gazmor gjatë prezantimit.

Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të tij në skenën ndërkombëtare, trajneri i klubit të tij, Emery, nuk e dëshiron atë më tek Aston Villa. Spanjolli nuk dëshiron të punojë me 30-vjeçarin dhe kërkon sa më shpejt shitjen e tij, ndoshta që tani në merkaton e janarit.

Emery besohet se nuk është i kënaqur me sjelljen e lojtarit të tij dhe dëshiron që ai të largohet nga Villa Park. Yassine Bounou i Sevillas, i cili gjithashtu luajti në Kupën e Botës, është vlerësuar si një zëvendësues i mundshëm i argjentinasit.

Sigurisht, Martinez ka bërë bujë për talljet brutale të Kylian Mbappe. Ai organizoi një 'moment heshtjeje' në dhomën e zhveshjes pas fitores së kombëtares së tij ndaj Francës dhe vazhdoi të tallej me 24-vjeçarin gjatë paradës së trofeut në Buenos Aires.  Ai u pa duke mbajtur një kukull me fytyrën e lojtarit mbi të.

Emery, i cili u emërua trajner i Villa në tetor, pas shkarkimit të Steven Gerrard, tha se ai do të flasë me portierin argjentinas javën e ardhshme për sjelljet e tij.

“Kur ke emocione të mëdha, ndonjëherë është e vështirë ti kontrollosh ato”, tha ai në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes. Unë do të flas me të javën e ardhshme për disa festime, por e respektoj që ai tani është nën ekipin kombëtar dhe kur të jetë me ne, ai është përgjegjësia jonë, atëherë mund të flasim për këtë. Ne jemi shumë krenarë për të. Ai fitoi Kupën e Botës me ekipin e tij kombëtar dhe është e mahnitshme."

Martinez nuk është kthyer ende në Villa dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e tyre në Premier League kundër Liverpool. “Ai do të kthehet javën e ardhshme,- shtoi Emery. - Unë dua që ai të pushojë tani sepse pas emocioneve të mëdha dhe punës së palodhur, ai duhet të ketë disa ditë pushimi për të pushuar dhe pastaj do të kthehet në punë me ne”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll