Sport

Conte kundër rifillimit të Premier League: “Kisha 12 lojtarë në Katar...”

Conte ka lënë të kuptohet se do të përzgjedhë vetëm lojtarët për ndeshjen që nuk janë përfshirë në Kupën e Botës, pasi tashmë ka njoftuar se dy që ishin në finale, portieri francez Hugo Lloris dhe argjentinasi Cristian Romero nuk do të luajnë

25 Dhjetor 2022, 15:37 Nga DOSJA
Conte kundër rifillimit të Premier League: “Kisha 12

ANGLI - Antonio Conte nuk e sheh të drejtë rifillimin e kampionatit vetëm tetë ditë pas përfundimit të Botërorit. Ai e nënvizoi këtë në një konferencë për shtyp në prag të “Boxing Day” në Premier League, ku Tottenhami i tij do të hapë programin me ndeshjen e drekës në Brentford, një nga skuadrat zbuluese të sezonit. 

"Unë nuk jam shumë i lumtur, - tha trajneri italian, - megjithëse duhet të jem i lumtur sepse 12 lojtarët e mi ishin në Katar dhe kjo do të thotë se ne jemi në drejtimin e duhur për të provuar të fitojmë diçka. Por tani nuk është e lehtë sepse gjendja fizike nuk është e nivelit të lartë”.

Conte ka lënë të kuptohet se do të përzgjedhë vetëm lojtarët për ndeshjen që nuk janë përfshirë në Kupën e Botës, pasi tashmë ka njoftuar se dy që ishin në finale, portieri francez Hugo Lloris dhe argjentinasi Cristian Romero nuk do të luajnë: “Lojtarët të cilët kanë qenë këtu kanë punuar për katër javë dhe tani janë në gjendje të shkëlqyer fizike dhe sigurisht janë më mirë se sa lojtarët që erdhën nga Katari”.

Rodrigo Bentancur nuk do të jetë në fushë për shkak të një skualifikimi, por uruguaiani po përballet edhe me një problem të lehtë muskulor. 

Richarlison më pas do të jetë jashtë për të paktën një muaj, i dëmtuar me Brazilin në Katar, ndërsa problemi me tendinën e Lucas Moura vazhdon: "Është një situatë e vështirë sepse është sikur nuk e kam, - shpjegoi Conte. – Më vjen keq turp sepse ai është një lojtar i mirë, një djalë i mirë, por ai po punon shumë për të zgjidhur këtë problem. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll