Sport

Pep i zemëruar! Ylli i Kupës së Botës është rikthyer te City mbi peshë

Sipas “Daily Mail”, kjo ka qenë edhe arsyeja që ai nuk ishte në skuadër në Kupën e Ligës kundër Liverpoolit të enjten që përfundoi 3-2.

25 Dhjetor 2022, 17:04 Nga DOSJA
Pep i zemëruar! Ylli i Kupës së Botës është

ANGLI - Fanatiku i disiplinës Pep Guardiola nuk ishte i lumtur kur ylli i Kupës së Botës, Kalvin Phillips u kthye në stërvitje tek Manchester City. Arsyeja: mesfushori me tipare mbrojtëse është mbipeshë.

Sipas “Daily Mail”, kjo ka qenë edhe arsyeja që ai nuk ishte në skuadër në Kupën e Ligës kundër Liverpoolit të enjten që përfundoi 3-2.

Pas një dëmtimi të rëndë në shpatull, Phillips e rigjeti formën e tij vetëm pak para Kupës së Botës në Katar dhe bëri paraqitje të shkurtra në dy ndeshje për "Tre Luanët".

ManCity u kishte dhënë lojtarëve të skuadrës, pjesëamrrës në Kupën e Botës disa ditë pushime shtesë. Phillips duket se i ka "shfrytëzuar maksimalisht".

“Qytetarët” udhëtojnë te ish-klubi i Phillips, Leeds United të mërkurën dhe luajnë kundër Everton të shtunën. Lojëra në të cilat Pep dëshironte të bënte disa “turn-over” për të qetësar e shlodhur lojtarët.

Guardiola: “Nëse është gati, do të luajë sepse ne kemi nevojë për të. Ne kemi shumë nevojë për të.” Pep njoftoi gjithashtu një bisedë kokë më kokë me yllin e tij.

Spanjolli më pas mund t'i japë lojtarit të tij disa këshilla diete.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll