Sport

Zidane, aventurë e re si trajner? Brazili e kërkon atë për post-Tite…

Zizou do të përmbushte plotësisht kriteret e vendosura nga Federata e Futbollit të Brazilit për të zëvendësuar Tite: një trajner pa kontratë, i huaj dhe ekspert.

25 Dhjetor 2022, 16:02 Nga DOSJA
Zidane, aventurë e re si trajner? Brazili e kërkon atë për

FRANCE - Pasi ka fituar gjithçka me Real Madridin, karriera e teknikut francez Zinédine Zidane mund të vazhdojë në krye të një prej kombëtareve më të forta në botë. 

Sipas raportimeve nga L'Equipe, në fakt, Zizou do të përmbushte plotësisht kriteret e vendosura nga Federata e Futbollit të Brazilit për të zëvendësuar Tite: një trajner pa kontratë, i huaj dhe ekspert. 

Drejtuesit e Federatës e Braziliane të Futbollit, me gjasa do të intrigoheshin nga ideja për t'i besuar komandën francezëve, pa anashkaluar emrin e një tekniku që di të fitojë Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll