Sport

“Leva”… i jep Messit "Topin e Artë"…

Roberto Lewandowski është i sigurt se Topi i Artë do të përfundojë në duart e Leo Messit.

25 Dhjetor 2022, 16:12 Nga DOSJA
“Leva”… i jep Messit "Topin e Artë"…

SPANJE - Nuk ka dyshim se pasi fitoi Botërorin e tij të parë me Argjentinën dhe udhëhoqi “ Albiceleste ” drejt trofeut, Lionel Messi është favorit për "Topin e Artë" të vitit 2022.

Në fakt, në rast se “Pleshti” merr edhe këtë vit çmimin nga “France Football”, do të arrijë tetë “Topa të Artë”, duke lënë shumë prapa pjesën tjetër të futbollistëve në historinë e lojës më të njohur deri më tani. 

Në favor të çmimit të 35-vjeçarit argjentinas, i cili me të drejtë cilësohet si lideri i epokës moderne, ka folur Robert Lewandowski për “Mundo Deportivo”:

“Sigurisht që mundet. Mund të ketë një lojtar tjetër që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Botëror që “vendos” se kush e fiton çmimin këtë sezon. Dhe Leo, ai tani është padyshim në vendin e parë për shkak të asaj që ka arritur, që do të thotë gjithçka për të. Tani ai mund ta shijojë atë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll