Art&Argëtim

'Moj qelbësirë, pse më gënjeve'/ Klea Huta ka dy fjalë për Kiara Titon pasi hyri në BBVIP

Moderatorja është treguar e rezervuar për të ndarë lajmin emocionues edhe me miqtë e saj duke ua lënë atyre si surprizë për t'a zbuluar në natën e parë të nisjes së këtij spektakli. 

25 Dhjetor 2022, 16:27 Nga a.l
'Moj qelbësirë, pse më gënjeve'/ Klea Huta ka dy
Klea Huta dhe Kiara Tito

TIRANË- Moderatorja e njohur Kiara Tito është zyrtarisht një nga banoret e edicionit të dytë të 'Big Brother Vip Albania'. Teksa në monitor u shfaq klipi i saj prezantues para se të futej në shtëpinë më të famshme, moderatorja bukuroshe u shpreh se pjesëmarrjen e saj në reality show-n e njohur nuk e ka marrë vesh askush, përveç familjarve të saj. E kështu paska qenë, pasi duket se moderatorja është treguar e rezervuar për të ndarë lajmin emocionues edhe me miqtë e saj duke ua lënë atyre si surprizë për t'a zbuluar në natën e parë të nisjes së këtij spektakli. Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i kishte uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur kështu në një sens shakaje ‘qelbësirë’.

Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë”- shkruan Klea.

'Moj qelbësirë, pse më gënjeve'/ Klea Huta ka dy
Kiara Tito

Banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Tea Trifoni, Kejvina Kthella, Gent Hazizi, Luiz Ejlli, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj./Dosja.al

big brother vip 2 klea huta kiara tito

Sondazh

Poll