Art&Argëtim

Banore e BBVIP2/ Dea Mishel habit me deklaratën: Jam këtu vetëm sepse jam e bukur (VIDEO)

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa tha se ishte pjesë e këtij rrugëtimi vetëm sepse është e bukur dhe sepse loja e saj e preferuar është të luajë me zemrat e njerëzve. 

25 Dhjetor 2022, 13:21 Nga a.l
Banore e BBVIP2/ Dea Mishel habit me deklaratën: Jam këtu vetëm
Dea Mishel

TIRANË- Blogerja Dea Mishel është një nga banoret e edicionit të dytë të shtëpisë më të famshme "Big Brother VIP 2". Në klipin prezantues, Dea u shpreh se ishte shumë e emocionuar për këtë aventurë. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa tha se ishte pjesë e këtij rrugëtimi vetëm sepse është e bukur dhe sepse loja e saj e preferuar është të luajë me zemrat e njerëzve. 

"Unë jam Dea Mishel. Jam 27 vjeç, kam studiuar për arkitekturë, por kam eksperimentuar pak me prezantimin, aktrimin, në disa fusha dhe tani jam e emocionuar për këtë rrugëtim të ri. Jam këtu vetëm sepse jam e bukur. Difekti im më i madh është që jam shumë shpesh me vonesë dhe e kam pak të vështirë të fal, kur më lëndon dikush që dua. Nuk do e ndryshoja kurrë mënyrën si jam për t’i pëlqyer dikujt tjetër. Loja ime e preferuar është ajo me zemrat e njerëzve", tha Dea.

Banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Kiara Tito, Tea Trifoni, Kejvina Kthella, Gent Hazizi, Luiz Ejlli, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj./Dosja.al

dea mishel big brother vip 2

Sondazh

Poll