Art&Argëtim

Sëmundja e Bruce Willis, hipoteza: Aksidenti në xhirimet e filmit "Tears of the Sun" mund të jetë shkaktari

Aksidenti i ndodhur në këtë film, ku aktori luante, mund të ketë qenë shkaku gjenerues i afazisë, nga e cila vuan në moshën 67-vjeçare.

25 Dhjetor 2022, 14:06 Nga DOSJA
Sëmundja e Bruce Willis, hipoteza: Aksidenti në xhirimet e filmit
Bruce Willis

SHBA- Lajmi se Bruce Willis u diagnostikua me afazi “shpërtheu” si rrufe në mbarë botën. Shumë fansa u vunë në kërkim të arsyeve që shkaktuan problemin që ndikon në aftësinë e aktorit të njohur për të komunikuar.

Edhe pse Willis tashmë është tërhequr nga sytë e publikut, ai vazhdon të pushtojë mediat me problemin e tij shëndetësor, por së fundmi ka shkaktuar edhe komente të ndryshme me vendimin e tij për t'i lënë 1 milion dollarë vajzave që ka nga martesa me Demi Moore, kur totali vlera e pasurisë së tij vlerësohet në 250 milionë dollarë.

Pothuajse nëntë muaj pas lajmit që bëri që shumë fansa të Bruce Willis të shqetësoheshin për shëndetin e tij, një publikim i ri vjen për të hedhur pak dritë mbi këtë lajm të pakëndshëm. Bruce Willis, i cili gjatë gjithë karrierës së tij shumëvjeçare luajti në shumë filma aksion, pati një aksident të rëndë gjatë xhirimeve të filmit "Tears of the Sun" të Antoine Fuqua-s, i publikuar në vitin 2003.

Sipas informacioneve të mediave të huaja, aksidenti i ndodhur në këtë film, ku aktori luante, mund të ketë qenë shkaku gjenerues i afazisë, nga e cila vuan në moshën 67-vjeçare.

Spekulimet se pikërisht ky aksident ishte “burimi i së keqes” nisi nga gazeta gjermane Filmstarts, e cila ngriti dyshimet në një artikull me titullin: “Një aksident gjatë xhirimeve të “Lotëve të Diellit” mund të ketë qenë shkaku i afazinë”.

bruce willis

Sondazh

Poll