Art&Argëtim

'Shoqja ime 10/10, pa konkurrencë'/ Arta Anitaj mbështet Kejvinën në BBVIP2: Pa filluar mirë ta patën frikën

Modelja shfaqej tepër sensuale në natën e parë të prezantimit, por përpos kësaj, bukuroshja u vu në sfidë nga 'Vëllai i Madh'.

25 Dhjetor 2022, 13:03 Nga a.l
'Shoqja ime 10/10, pa konkurrencë'/ Arta Anitaj mbështet
Kejvina Kthella dhe Arta Anitaj

TIRANË- Modelja e famshme Kejvina Kthella është zyrtarisht një nga banoret e edicionit të dytë të Big Brother Vip 2. Ajo shfaqej tepër sensuale në natën e parë të prezantimit, por përpos kësaj, bukuroshja u vu në sfidë nga 'Vëllai i Madh'. Teksa iu bashkua banorëve të tjerë pjesëmarrës në shtëpinë më të famshme, 'Vëllai i Madh' kërkoi që gjithsecili të thonin emrin e njërit prej të cilëve do të doniin të eleminonin. Publiku do të zgjidhte nëse në shtëpinë e famshme duhet të qëndronte personi i nominuar apo të hynin dy ish-konkurrentet e “Përputhe” Efi dhe Mikela që garojnë si një person i vetëm.

Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, e cila e priti lajmin me shumë sportivitete edhe pse sapo nisi aventurën në shtëpinë më të famshme. Megjithatë më vonë, prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se ky ishte thjesht një 'lojë' e 'Vëllait të Madh' dhe se të treja vajzat janë tashmë pjesë e BB VIP Albania 2. Një reagim ka ardhur nga mikesha e Kejvinës, Arta Nitaj e cila i ka uruar suksese modeles u shpreh se menjëherë filluan të kenë frikë nga Kthella. 

Suksese shoqja ime 10/10, e pa konkurrencë, natën e mirë. Që në star filluan me të pas frikë. Kështu e bëjmë ne”, ka shkruar Arta në postimet në Instagram.

'Shoqja ime 10/10, pa konkurrencë'/ Arta Anitaj mbështet
Kejvina Kthella

Banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Kiara Tito, Tea Trifoni, Gent Haziri, Luiz Ejlli, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj./Dosja.al

big brother vip 2

Sondazh

Poll