Art&Argëtim

'Jam takuar me Benzeman'/ Banorët e Big Brother VIP Kosova nuk besojnë modelen: Mos ke takuar truprojën

Banorët e tjerë kanë filluar ta tallin se mos ajo e kishte fjalën për “sigurimin ose truprojën e Benzemas”.

25 Dhjetor 2022, 09:41 Nga A.B
'Jam takuar me Benzeman'/ Banorët e Big Brother VIP Kosova nuk
Xhuli dhe Benzema

KOSOVË- Modelja e njohur, Xhuli Nura, është një prej banoreve më të komentuara në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Mbrëmjen e djeshme, ajo u ka rrëfyer banorëve të tjerë se si vite më parë ka takuar futbollistin e njohur francez, Karim Benzema.

Banorët e tjerë kanë filluar ta tallin se mos ajo e kishte fjalën për “sigurimin ose truprojën e Benzemas”.

Xhuli duke qeshur iu është kundërpërgjigjur se është e vërtetë që ka takuar sulmuesin e Real Madridit, duke iu thënë që kur të dalin nga Bigu t’i kërkojnë fotografitë në Google për ta vërtetuar.

big brother vip kosova xhuli nura

Sondazh

Poll