Bota

Shkëputet nga kreshta guri gjigand në Itali, evakuuohen 27 persona 

as rënies së gurit gjigand dhe kontrolleve të kryera nga teknikët e bashkisë, është lëshuar një urdhër evakuimi për 9 familje që banojnë poshtë kësaj kreshte shkëmbore. 

25 Dhjetor 2022, 12:22 Nga a.l
Shkëputet nga kreshta guri gjigand në Itali, evakuuohen 27
Ischia

ITALI- Një gur i madh me peshë disa tonë u shkëput nga një kreshtë shkëmbore dhe përfundoi në rrugë, në ishullin Ischia. 
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të së shtunës në fillim të via Montevico, pak metra larg qendrës së qytetit. Shkëmbi i rënë ka dëmtuar një skuter të parkuar. Pas rënies së gurit gjigand dhe kontrolleve të kryera nga teknikët e bashkisë, është lëshuar një urdhër evakuimi për 9 familje që banojnë poshtë kësaj kreshte shkëmbore. 

Njëzet e pesë personave u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre, disa prej të cilëve janë akomoduar në hotele, ku tashmë strehohen personat e zhvendosur të larguar nga zonat e rrezikut pas rrëshqitjes së dheut që goditi ishullin disa javë më parë, ndërsa të tjerët e kaluan natën me të afërmit ose miq. 

Në këtë çështje u përfshi komisioneri i emergjencës së rrëshqitjes së dheut, Giovanni Legnini, të cilit kryebashkiaku i Lacco Ameno, Giacomo Pascale i kërkoi monitorimin e të gjithë kreshtës, e cila në të kaluarën nuk ishte prekur nga fenomenet e paqëndrueshmërisë hidrogjeologjike./ Dosja.al

rreshqitje guresh ne itali

Sondazh

Poll