Sport

Aston Villa i hap ‘derën’ brazilianit, autorizon Coutinhon të kërkojë një klub

Përfaqësuesit e 30-vjeçar, janë njoftuar për të gjetur situatës gjatë afatit kalimtar të ardhshëm, në janar.

25 Dhjetor 2022, 12:41 Nga DOSJA
Aston Villa i hap ‘derën’ brazilianit, autorizon Coutinhon

ANGLI - Pas lajmeve që raportuan dëshirën e Philippe Coutinhos, për t'u rikthyer në Brazil, tani mësohet se Aston Villa është e gatshme të dëgjojë ofertën për të.

Sipas Football Insider, zyrtarët e klubit autorizuan Kia Joorabchian, përfaqësues i mesfushorit 30-vjeçar, për të kërkuar një klub, duke nënvizuar dëshirën për të parë zgjidhjen e situatës gjatë afatit kalimtar të ardhshëm, në janar.

Philippe Coutinho, mbërriti vetëm shtatë muaj më parë në Aston Villa nga Barcelona, ​​në një marrëveshje të vlerësuar në 20 milionë euro. Këtë sezon ai ishte në formacionin startues në vetëm 7 nga 13 ndeshjet e luajtura dhe vetëm në një ishte për 90 minuta në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll