Sport

David Luiz: Vizitoi një nga favelat më të tmerrshme në Brazil, i veshur si Santa Claus dhe u shpërndau dhurata fëmijëve - Shikoni videon

... Santa Claus David Luis shpërndau buzëqeshje, lot gëzimi, dhurata dhe autografe për fëmijët në favela Mangueira, e cila është prekur nga dhuna e bandave dhe vdekjet e zonës

25 Dhjetor 2022, 14:10 Nga DOSJA
David Luiz: Vizitoi një nga favelat më të tmerrshme në

BRAZIL - Fryma e Krishtlindjes u mishërua nga David Luiz në Brazil, i cili vendosi të vizitojë fëmijët e favelës Mangueira, pranë stadiumit Maracana në Rio de Zhaneiro. Por jo në identitetin e tij të vërtetë, por i veshur si Santa Klaus!

Mbrojtësi me përvojë i Flamengos hoqi uniformën e tij, veshi vehjen e babagjyshit të Vitit të Ri dhe u shfaq në akademinë lokale Flamengo në Mangueira, duke përhapur buzëqeshje dhe emocione te miqtë e tij të rinj, të cilët nuk u besonin syve.

Mangueira është një nga favelat më famëkeqe në rajon, me skena të panumërta të dhunës së bandave dhe vdekjeve në vitet e fundit.

Me të parë Santa Claus, shumë menduan se nën uniformë ishte Pedro, sulmuesi i kombëtarës dhe i Flamengos, i cili gjithashtu luajti me Brazilin në Kupën e Botës. Zbulimi, megjithatë, ishte një surprizë edhe më e madhe për fëmijët, ndërsa Ronald 14-vjeçar, veçanërisht, shpërtheu në lot gëzimi kur pa një nga idhujt e tij.

O zagueiro do Flamengo, @DavidLuiz_4, sensacional na sua atitude, se vestindo de papai Noel ????..????????‍♂️ Segue aqui @JornalFla10 pic.twitter.com/6Zx8NZvxe2
— Jornal Fla (@JornalFla10) December 24, 2022

David Luiz firmosi autografe, shpërndau dhurata dhe qëndroi për 90 minuta, sa një ndeshje futbolli, në Akademinë në Campo de Pedreira, duke deklaruar se vizita ishte titulli më i madh i vitit:

"Ndoshta dita më e lumtur e sezonit kur ti përjeton realen, njerëzoren. Kur kalojmë këtu në autobus, fëmijët bërtasin për ne para se të hyjmë në Maracana. Shumë prej tyre ëndërrojnë të jenë aty për të parë ndeshjen, por edhe shumica nuk munden. Për mua, ishte ndoshta titulli më i madh i vitit të isha këtu, të shijoja dhe të ktheja dashurinë që këta djem na japin gjatë gjithë vitit, për ta rinovuar atë energji në mënyrën më të mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll