Sport

Bunjamin Shabani, më i miri midis më të mirëve, sipas anketës së “Sportmedia”...

Mesfushori me përvojë, është “motori” i kampionëve të vjeshtës, ai shënoi 5 gola dhe disa asiste në ndeshje të rëndësishme, duke luajtur kështu gjysmësezonin më të mirë të karrierës së tij.

25 Dhjetor 2022, 11:39 Nga DOSJA

Bunjamin Shabani, më i miri midis më të mirëve, sipas

MAQEDONI - Struga Trim Lum e mbylli gjysmësezonin vjeshtor në vendin e parë të Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, nëse para disa ditëve Bunjamin Shabani u përzgjedh si më i miri nga portali “futbal.mk”, një vlerësim, të cilin futbollisti nga Komanova ka marrë edhe nga portali tjetër i vendit, “Sportmedia”.

Edhe pse Besart Ibraimi e mbylli këtë gjysmësezon me 9 gola, më i miri nga më të mirët nga anketimet rezulton sërish Bunjamin Shabani.

Mesfushori me përvojë, është “motori” i kampionëve të vjeshtës, ai shënoi 5 gola dhe disa asiste në ndeshje të rëndësishme, duke luajtur kështu gjysmësezonin më të mirë të karrierës së tij.

Nga portali “Sportmedia” kanë vlerësuar Bunjamin Shabanin më të mirin, ndërsa në formacionin më të mirë ka pasur vend edhe për Ibraimin e Ilieskin nga Struga Trim Lum. 11-shen e plotësojnë Alvarez, Trapanovski, Margvelashvili nga Shkupi, Zahov e Doriev nga Shkëndija, Ngoba e Ivanovski nga Tikveshi si dhe futbollisti i Sileksit, Lamallari.

Bunjamin Shabani, më i miri midis më të mirëve, sipas

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll