Bota

Ukrainasit festojnë Krishtlindjet mes sulmeve me bomba/ 64 të vdekur, disa zona pa energji elektrike (FOTO)

Aktualisht është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave në Mariupol dhe Volnovakha.

25 Dhjetor 2022, 10:27 Nga a.l
Ukrainasit festojnë Krishtlindjet mes sulmeve me bomba/ 64 të vdekur,
Ukrainasit duke festuar Krishtlindjet në errësirë

UKRAINË - Sot shënohet dita e 305-të e pushtimit rus në Ukrainë. Në këtë ditë festash të Krishtlinjdeve, alarmet për bomba dhe sirenat e avionëve ushtaraë vijojjnë të ngrihen mbi rajonet ukrainase të cilat tashmë janë duke u përballur me një sërë problemesh jetësore, ku më kryesorja është ajo e mungesës së energjisë elektrike duke e bërë më të vështirë mbijetesën e tyre në mes të të ftohtit dimëror. Mediat e huaja raportojnë se një alarm për sulm ajror u dha në të gjithë vendin dhe sirenat u dëgjuan gjithashtu në Kiev. Granatimet e reja ruse në rajonin e Khersonit kanë rezultuar me persona të vdekur dhe të plagosur. Pavarësisht anës së errët të luftës, ushtarët ukrainas kanë vendosur të ngjallin pak shpresë duke festuar krishtlindjen dhe duke dhënë lutjet që kjo luftë të përfundojë njëherë e mirë. 

Ukrainasit festojnë Krishtlindjet mes sulmeve me bomba/ 64 të vdekur,
ushtarët ukrainas

Të paktën shtatë civilë u plagosën në rajonin e Donetskut. Lajmin e ka bërë të ditur sot kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko. Aktualisht është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave në Mariupol dhe Volnovakha. Nga ana tjetër në Kherson të Ukrainës, numri i civilëve të vrarë ka shkuar në 58 pas bombardimeve të fundit nga forcat ruse. Kjo u njoftua nga kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, Yaroslav Yanushevych. Guvernatori u ka bërë sërish thirrje banorëve të rajonit që të evakuohen, veçanërisht ata që jetojnë në breg të lumit Dnipro, pasi këto zona janë më të goditurat nga granatimet dhe praktikisht nuk ka asnjë mënyrë për të garantuar furnizimin me ngrohje dhe energji elektrike.

Ukrainasit festojnë Krishtlindjet mes sulmeve me bomba/ 64 të vdekur,
festa

Tre punonjës të shërbimeve të urgjencës shtetërore të Ukrainës vdiqën gjatë pastrimit të tokës në rajonin Kherson, kur një minë shpërtheu. Sipas asaj që shkruajnë shërbimet e urgjencës në rrjetin social Facebook, të tre shërbyen në Shërbimin Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës në rajonin Zhytomyr dhe morën detyrën e çminimit të territoreve të rajonit Kherson të çliruar nga armiku.

Ukrainasit festojnë Krishtlindjet mes sulmeve me bomba/ 64 të vdekur,
festa, ukrainasit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dha një mesazh duke uruar Krishtlinjdet për të krishterët ortodoksë të ritit perëndimor, duke theksuar se këtë vit të gjitha festat kanë një shije të hidhur për ukrainasit për shkak të luftës. Ai u shpreh optimist duke shtuar se pavarësisht situatës së rëndë, ukrainasit nuk do të presin një mrekulli për Krishtlindje por do e krijojnë atë. Ai tha se për këto Krishtlindje,  'ne do të festojmë festat tona! Si gjithmonë. Do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur. Si gjithmonë.' Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi Kongresin Amerikan për 45 miliardë dollarë të tjerë ndihmë të caktuar për vendin e tij. Sipas Forcave të Armatosura të Kievit, Rusia ka rritur numrin e trupave, armëve dhe pajisjeve ushtarake që transferohen në vijat e para të Ukrainës përmes hekurudhave./Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll