Bota

Dita e 16-të/ Veriu i bllokuar, serbët zbarkojnë kamionët dhe makineritë në rrugë, Kurti takim me KFOR pas Krishtlindjeve

Edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për të hequr barrikadat, serbët kanë zbarkuar kamionët dhe makineritë e rënda në rrugë.

25 Dhjetor 2022, 10:06 Nga a.l
Dita e 16-të/ Veriu i bllokuar, serbët zbarkojnë kamionët
Barrikadat

KOSOVË- Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar. Sot është dita e 16 që nga vendosja e barrikadave në disa rrugë kryesore në tre komuna veriore të Kosovës, në Leposaviç, Zveçan e Zubin Potok. Edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për të hequr barrikadat, serbët kanë zbarkuar kamionët dhe makineritë e rënda në rrugë.

Më herët KFOR-i kërkoi zgjidhje përmes dialogut. Dje Kryeministri Kurti në një konferencë për media tha se nuk mund të tolerohet gjendja e krijuar në Veri, teksa bëri të ditur se me komandantin e KFOR-it do të takohet pas Krishtlindjeve. Që prej 10 dhjetorit në veri të Kosovës janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, shok-bomba e granata dore. Gjithsej nëntë barrikada janë ngritur nga serbët lokalë, duke bllokuar rrugët.

Pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Aty po qëndrojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë. Barrikadat janë ngritur si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Ai dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll