Bota

'Uroj të kaloni një natë të mrekullueshme'/ Presidenti Biden ndan foton nga pema me Zonjën e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Biden ndau një foto të tij dhe Zonjës së Parë duke dekoruar pemën e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë.

25 Dhjetor 2022, 11:59 Nga a.l
'Uroj të kaloni një natë të mrekullueshme'/
Joe Biden and Jill Biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden i është bashkuar atmosferës së Krishtlinjdeve dhe gjithë besimtarëve katolikë që festojnë kudo. Presidenti Biden ndau një foto të tij dhe Zonjës së Parë duke dekoruar pemën e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë.

"Vetëm disa prekje të fundit! Shpresojmë që ju dhe të dashurit tuaj të keni një natë të mrekullueshme Krishtlindjesh," shkroi ai në Tëitter.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Biden mbajti një fjalim për Krishtlindje nga Shtëpia e Bardhë, duke i uruar Amerikës një "fillim të ri" teksa theksoi largimin e 'helmit' që ka infektuar politikën tonë dhe na ka vënë kundër njëri-tjetrit". Udhëheqësi demokrat kohët e fundit ka marrë një qëndrim më agresiv kundër republikanëve të opozitës, por me Krishtlindjet vetëm tre ditë larg, mesazhi i tij i festës u përqëndrua në temat e pajtimit dhe unitetit./ Dosja.al

festa e krishtlindjeve joe biden

Sondazh

Poll