Aktualitet

Sherri për ujin e fëmijës, lirohen nga burgu vjehrri dhe burri, si rrahën brutalisht nusen e shtëpisë

10 Shtator 2019, 07:32 Nga DOSJA
Sherri për ujin e fëmijës, lirohen nga burgu vjehrri dhe burri,

Elbasan- Dhunimi i nuses së shtëpisë në prezencë të foshnjës 4 muajshe në Elbasan, ka sjellë mbylljen në “arrest shtëpie” të vjehrrit të të dëmtuarës E.Ibrahimi dhe shtetasit G.Ibrahimi.

Ky vendim u morr një ditë më parë nga Gjykata e Elbasanit,  e cila pasi ka dëgjuar palët e përfshira në këtë konflikt vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për njërin nga tre personat e akuzuar për veprën penale të “Dhunës në familje”.

Ndërkohë për burrin e vajzës së dhunuar H.Ibrahimi, person i dënuar më parë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Çfarë ndodhi në Elbasan? 

Babë e bir së bashku me vjehrrën e nuses, akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për “Dhunë në familje”, pasi rezulton se në datën 5 shtator kanë rrahur nusen e tyre. Dhunimi i vajzës ka ndodhur në ambientet e banesës në Elbasan, ku motivacion ka qenë  se ka qenë marrja e ujit për të larë foshnjën katër muajshe. Gjithë dhuna e ushtruar ndaj nuses ka ndodhur në prani të foshnjës 4 muajshe.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj nuses në elbasan lirohen autorët e dhunës ndaj nuses rrahin nusen dhuna ndaj nuses në elbasan lirohen autorët e dhunës ndaj nuses rrahin nusen

Sondazh

Poll