Aktualitet

Kush e punësoi në shtet Santiago Malkon, nisin hetimet për ‘shefin’ që anashkaloi institucionet

9 Shtator 2019, 18:23 Nga DOSJA
Kush e punësoi në shtet Santiago Malkon, nisin hetimet për

TIRANËDosja.al ka mësuar se krahas investigimit për të mësuar se kush fshihet pas ekzekutimit të Santiago Malkos ka nisur një tjetër hetim. Bëhet fjalë për një dosje hetimore që pritet të zbulojë se si Malko ishte punësuar në një administratë shtetërore, si Inspektor Pyjesh në zonën e Dajtit edhe pse po hetohej për disa ngjarje kriminale.

Një nga kriteret kryesore që duhet të ketë një person për t’u futur në administratën shtetërore është dëshmia e penalitetit, e cila duhet të jetë e pastër.

Ose të paktën personi që punësohet duhet të jetë Ii rehabilituar. Duke njohur të shkuarën e ish-policit Malko, ky hetim pritet të zbardhë një tjetër skandal.

Vetëm tre ditë më parë, Dosja.al zbuloi ekskluzivisht se Santiago Malko, 26 vjeç pas tërheqjes nga Policia e Shtetit ishte punësuar në Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve.

Edhe ditën e vrasjes, Santiago Malko ishte në krye të detyrës. Por dy ditë pas vrasjes, Inspektoriati i Mjedisit, ka bërë heqjen nga puna të Malkos, jo për shkak se ai ishte vrarë por me motivacionin se ishte shpallur në kërkim.

Santiago Malko u ekzekutua me breshëri plumbash para  13 ditësh teksa lëvizte me automjetin e tij tip “BMW X5”, në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet.

Ish-polici ishte arrestuar edhe tre vite më pare nga Policia e Tiranës, pasi u përfshi në një konflikt me dy vëllezërit Lashi për një borxh të pashlyer.

Malko ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit dhe kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive.

Ish-polici ka qenë i përfshirë edhe në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.

Një nga pistat që po hetohet deri më tani është ajo e hakmarrjes që mund të ketë lidhje me klanin “Duka”, një grup të ri kriminal që po fiton territor në Tiranë.

Dy personat e dyshuar që mund të kenë lidhje me atentatin janë me iniciale D.A dhe L.D,. ditën e sotme është zbuluar edhe takimi i fundit që pati Malko me një mikun e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko pistat per vrasjen e santiago malkos santiago malko ekzekutohet santiago malko pistat per vrasjen e santiago malkos santiago malko

Sondazh

Poll