Aktualitet

“Mafia shqiptare është e pandalshme”, prokurori italian tregon lidhjet me Ndrangheta-n: I kanë furnizuar me armë, si u f

9 Shtator 2019, 19:06 Nga DOSJA
“Mafia shqiptare është e pandalshme”, prokurori italian

ITALI– Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri ka folur sërish për rolin e mafias shqiptare në trafikun e kokainës në botë. Në një intervistë për median italiane “La Stampa”, Gratteri shprehet se biznesi i mafias shqiptare ka lidhje me atë kalabreze “La Ndrangheta”.

“Mafia shqiptare është forcuar tej mase dhe është e pandalshme. Rrjeti shqiptar është kthyer në një nga më të besueshmit. Në vitet e ardshme do të dëgjojmë të flitet gjithnjë e më shumë për këtë organizatë e jo vetëm në Itali.

Mafia shqiptare ka pushtuar edhe Holandën, edhe Amerikën e Jugut gjithashtu, ku shqiptarët po fitojnë role operative drejtpërdrejtë me prodhuesit e drogës.

Është e vështirë që nga asgjëja të akreditohesh si blerës të prodhuesit amerikano jugor të kokainës. Shqiptarët ia kanë dalë. Duhet të kujtojmë që të njëjtën gjë tentuan të bënin edhe disa kriminelë serbo-malezezë por u therën në Meksikë. Shqiptarët janë të zgjuar,”- mësohet të jetë shprehur Gratteri.

Prokurori, Nicola Gratteri shpejgon më tej se në Sibaritide në rajonin e Kalabrias, shqiptarët i garantuan mafias kalabreze armë, kryesisht kallashnikov, për të cilët nuk kishin probleme furnizimi.

Në shkëmbim shqiptarëve u është dhënë mundësia të futeshin në trafikun e porstitucionit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mafia shqiptare ndrangheta nicola gratteri mafia shqiptare ndrangheta nicola gratteri

Sondazh

Poll