Aktualitet

Në gjyq për dy vota/ Procesi maratonë që vijon prej vitit 2017, votat nga LSI shkuan te PS

9 Shtator 2019, 18:23 Nga DOSJA
Në gjyq për dy vota/ Procesi maratonë që vijon prej vitit

TIRANË- Nëse je i dyshuar për vjedhje të konsiderueshme votash, atëherë çështja jote penale do të harrohet në një pingpong hetimesh mes prokurorive, por nëse ke numëruar gabim vetëm dy vota, atëherë fati yt është i sigurt; do përfundosh i pandehur në Gjykatë.

Që prej zgjedhjeve parlamentare të 2017 katër numërues votash po përballen me drejtësinë për falsifikim të rezultatit zgjedhor. Odiseja e tyre me drejtësinë nisi pak një kallzimi të KQZ.

Por në përfundim të hetimeve Gjykata e shkallës së parë vendosi pushim të akuzës , pasi numërimi i gabuar i dy votave është konsideruar gabim njerëzor.

Ndërkohë që Gjykata e Apelit e ka vendosur sërish çështjen në lëvizje dhe ka urdhëruar rigjykim të Ilir Agos, Liman Ketës, Nazfi Dunit dhe Ylber Dukës.

“Kam numëruar tre dite e tre netë kutitë dhe kam gabuar vetëm në dy vota dhe këta më thonë hajde në Gjykatë, vetëm dy vota. Nga LSI kanë ik si vota tek PS”, shprehet Nazif Duni, i akuzuar gabimisht.

“UNË KAM QENË ANËTAR I GRUPIT TË NUMËRIMIT TË PS dhe absurditet i kam dhënë vota PS DHE VIJ vërdallë tani , hajde këtu hajde atje”, ka thënë Ilir Ago.

Paradoksi vazhdon më tej, edhe për dy të dyshuarit e tjerë , të cilët janë familjarë por përfaqësonin gjatë numërimit , dy parti të ndryshme. “Ata dy të tjerët janë dajë e nip, njëri është i PS dhe tjetri i LSI”, ka shtuar Ago.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes gjyqi per dy vota ilir ago sherri ps-lsi gjykata e tiranes gjyqi per dy vota ilir ago sherri ps-lsi

Sondazh

Poll