Aktualitet

Shqiptari terrorizon familjen italiane, i vendos thikën në fyt fëmijës për 35 euro

9 Shtator 2019, 20:28 Nga DOSJA
Shqiptari terrorizon familjen italiane, i vendos thikën në fyt

ITALI– Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për kërcënim. Mediat italiane shkruajnë se 31-vjeçari me origjinë shqiptare dhe banues në Sansepolcro ka terrorizuar një familje italiane.

Të njëjtat burime shkruajnë se shqiptari ka kërcënuar një të mitur italin dhe i ka vënë thikën në fyt për për një borxh të pakthyer prej 35 eurosh.

Lajmi arriti deri tek familjarët e të miturit, të cilët gjithashtu kanë dëshmuar se janë kërcënuar nga 31-vjeçari. Ata janë shprehur të frikësuar para autoriteteve se ndihen të tmerruar nga shqiptari.

31-vjeçari shqiptar ndodhet tashmë në paraburgim dhe akuzohet për grabitje, dhe kërcënim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali kercenim me thike arrestohet shqiptari ne itali kercenim me thike

Sondazh

Poll