Aktualitet

Makina përplas një grua pranë stadiumit “Dinamo”, shoqërohet drejtuesja

10 Shtator 2019, 06:20 Nga DOSJA
Makina përplas një grua pranë stadiumit “Dinamo”,

Tiranë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident  pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Një makinë tip “Benz” ka përplasur këmbësoren me iniciale A.K rreth 50-vjeç.  Mësohet se gruaja  ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga makina.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit M.Y , që përplasi këmbësoren, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , automjeti me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane makina përplas për vdekje gruan aksident ne tirane makina përplas për vdekje gruan

Sondazh

Poll