Art&Argëtim

Oscars-Rihanna, Taylor Swift dhe Lady Gaga do "luftojnë" për këngën më të mirë

Shihni listën e ngushtë me nominimet në 10 kategori.

23 Dhjetor 2022, 16:59 Nga k.m.
Oscars-Rihanna, Taylor Swift dhe Lady Gaga do "luftojnë" për
Lady Gaga, Rihanna dhe Taylor Swift

SHBA- Një betejë e ashpër mes tre prej emrave më të mëdhenj në botë në industrinë e muzikës pritet të zhvillohet në ceremoninë e këtij viti të Çmimeve të Akademisë, më 12 mars 2023. Rihanna, Taylor Swift dhe Lady Gaga do të përballen 'kokë më kokë' për ata që do fiton çmimin e lakmuar në kategorinë "Kënga më e mirë origjinale".

Emrat e tre interpretuesve më të mirë janë përfshirë në listën e ngushtë të shpallur sot, së bashku me ato në 10 kategori të tjera, dhe ato do të konkurrojnë fuqishëm për çmimin me tre këngë që kryesojnë listat që në ditët e para të publikimit.

Rihanna është nominuar me këngën "Life Me Up" nga filmi "Black Panther: Wakanda Forever", Taylor Swift me "Carolina" nga "Where the Crawfish Sing" dhe Lady Gaga me "Hold My Hand" nga "Top Gun: Maverick", ku rolin kryesor e luan Tom Cruise. Në listën e ngushtë gjejmë gjithsej 15 këngë nga të cilat do të bëhen nominimet përfundimtare, të cilat do të shpallen më 24 janar.

lady gaga rihanna taylor swift

Sondazh

Poll