Art&Argëtim

Dikur ishte mentore e saj te 'The Voice of Albania', Albina Kelmendi i rrëmben trofeun e 'Eurovision 2023' Elsa Lilës

Kënga e saj, “Duje”, të cilën e këndoi me familjen (prindërit, dy motrat dhe vëllain) ishte më e votuara nga publiku me SMS.

23 Dhjetor 2022, 13:44 Nga a.l
Dikur ishte mentore e saj te 'The Voice of Albania', Albina Kelmendi i
Albina Kelemendi dhe Elsa Lila

TIRANË- Rastësi ose jo, këngëtarja Albina Kelmendi dhe mentorja e saj Elsa Lila dikur në 'The Voice of Albania 4', këtë vit u përballën si konkurrente për çmimin e madh të 'Festivalit të Këngës'. Këngëtarja Albina Kelmendi e cila rrëmbeu trofeun e 'Eurovision 2023', ka qenë pjesëmarrëse e kompeticionit 'The Voice 4' e cila zgjodhi të ishte në grupin e Elsa Lilës, anëtare e jurisë. Kelmendi shkoi deri në netët finale por u rendit e dyta.

Sot dy këngëtaret e njohura për publikun, konkurruan me pjesëmarrjen e tyre në Fetsivalin e Këngës, ku Elsa Lila fitoi çmimin e parë me votat e publikut, ndërsa Albina Kelemendi mori trofeun më të rëndësishëm të festivalit atë të përfaqësimit në 'Eurosong Contest 2023'. Kënga e saj, “Duje”, të cilën e këndoi me familjen (prindërit, dy motrat dhe vëllain) ishte më e votuara nga publiku me SMS.

Në momentin e shpalljes së çmimit të publikut, në sallë dëgjoheshin njerëz që brohorisnin emrat e tyre duke lënë të nënkuptuar se diferenca me vota nuk ka qenë e madhe. Albina do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2023./ Dosja.al

festivali i këngës në rtsh elsa lila albina kelmendi

Sondazh

Poll