Art&Argëtim

"Ti ke qenë një familje e qëndrueshme në jetën time", supermodelja Naomi Campbell uron shoqen e saj Carla Bruni për ditëlindje

Këngëtarja, e cila pushtoi edhe pasarelat në vitet '90, mbushi 55 vjeç dhe shoqja e saj e mirë u kujdes që t'i dërgonte urimet edhe në publik.

23 Dhjetor 2022, 16:34 Nga d.a.
"Ti ke qenë një familje e qëndrueshme në jetën
Campbell dhe Bruni

FRANCË- Supermodelja Naomi Campbell ka uruar shoqen e saj, Carla Brunin për ditëlindjen e saj me një postim në rrjetet sociale. Këngëtarja, e cila pushtoi edhe pasarelat në vitet '90, mbushi 55 vjeç dhe shoqja e saj e mirë u kujdes që t'i dërgonte urimet edhe në publik. 

“Gazela e zezë” ka publikuar në llogarinë personale në Instagram dy foto të përbashkëta, nga momenti kur kanë ecur në pasarelë dhe nën to ka shkruar urimet e saj.

“Gëzuar ditëlindjen për të vetmen @carlabruniofficial, ti ke qenë një familje solide dhe e qëndrueshme në jetën time për më shumë se 3 dekada e gjysmë, përqafimi yt i mirëdashjes për gjithçka që takon dhe sensi gazmor i humorit janë vetëm disa nga atributet që më pëlqejnë te ti, shijo këtë ditë të veçantë dhe shumë bekime që do të vijnë"-ka shkruar ajo.

Dy gratë bukuroshe i lidh prej shumë vitesh një miqësi e fortë, ndërsa kanë bashkëpunuar shumë herë edhe në fushën e modelingut.

naomi campbell carla bruni

Sondazh

Poll