Dy çmime kryesore dhe artistë të rinj/ Risitë e 'Festivalit të 61-të të Këngës', çfarë u pa ndryshe këtë vit
Këtë vit Festivali i 61-të të Këngës ndau 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë; 1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë.
TIRANË- Festivali i 61- të i këngës në Radio Televizionin Shqiptar këtë vit erdhi me risi dhe plot surpriza për publikun Shqiptar dhe jo vetëm. Organizatorët e festivalit të njohur ndërkombëtarisht kanë thyer traditën duke sjellë disa ndryshme. Që nga prezantuesi, te pjesëmarrja e artistëve të rinj, ndarja e çmimeve dhe e atyre kryesoreve, ishin këto disa nga ndryshimet që pamë në organizmin e festivalit për këtë vit.
Kemi parë që ndër vite prezantuesi i Festivalit gjigand shqiptar ka qenë kantautori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjerbrea. Por këtë vit mikrofonin e prezantuesit të këtij evenimeti të rëndësishëm e mori moderatorja e njohur Arbana Osmani, lajm i cili ka qarkulluar shumë shpejt në media dhe më pas është konfrimuar nga vetë ajo.
Kjo ishte vetëm surpriza e parë. Risia e radhës vjen me artistët e rinj. Në maratonën e përvitshme të festivalit, pjesëmarrës kanë qenë vetëm këngëtarët e artistët e afirmuar të muzikës shqiptare, por këtë vit skenën gjigande e prekën edhe artistët e rinj dhe grupet alternative, të cilët përjetuan emocione të veçanta mes duarttrokitjes dhe mbështjes nga publiku.
10 artistët e rinj performuan në natën e parë dhe të dytë të festivalit. Në natën e dytë me votën e jurisë të cilët gjykuan performancën vokale dhe atë skenike, u shpallën vetëm 5 finalistë.
Më poshtë lista e plotë me artistët finalistë dhe këngët pjesëmarrëse:
1.Alban Kondi & Lorela Karoshi – Melodi
2.Albina Kelmendi – Duje
3.Elsa Lila – Evita
4.Enxhi Nasufi – Burrë
5.Erma Mici – Kozmosi i dashurisë
6.Evi Reçi – Ma kthe
7.Fabian Basha – Një gotë
8.Fifi – Stop
9.Franc Koruni – Në pritje
10.2Farm – Atomike
11.Genti Hoxha – Ajër
12.Gjergj Kaçinari – Dje
13.LYNX – Nëse ke besim
14.Manjola Nallbani – Duaj
15.Melodajna Mancaku – Gjysma e zemrës sime
16.Petrit Çarkaxhiu – Emri yt mirësi
17.Rezarta Smaja – N’Eden
18.Rovena Dilo – Motit
19.Serxhio Hajdini – Vështirë
20.Urban Band – Në çdo hap
21.Vanesa Sono – Aroma jonë
Këtë vit Festivali i 61-të të Këngës ndau 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë; 1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë.
Ndryshe nga vitet e kaluar, lidhur me këngën që do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion, fituesi u zgjodh me votat e publikut me anë të SMS-ve.
Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën u dhanë pas një vlerësimi nga juria.
Në festivalet e mëparshme të Këngës në RTSH fituesi i çmimit të parë ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por këtë vit, vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, i përfaqësua nga kënga e cila u rezultua më e votuara nga publiku./Dosja.al
Sondazh
U shpall fituesja e çmimit të parë të 'Festivalit të 61 të Këngës', Elsa Lila: Një histori që më rikthen pas në vite
Elsa Lila TIRANË- Trofeun e çmimit të parë të 'Festivalit të 61 të këngës' e rrëmbeu këng&eu...
Plas keq! Dafina Zeqiri shpërthen ndaj Arbër Bytyqit: Gënjeshtar, boll postove fotot e mia, ne nuk punojmë bashkë dhe ti e di pse
Dafina Zeqiri dhe Arbër Bytyqi TIRANË- Këngëtarja Dafina Zeqiri ka akuzuar grimierin Arbër Bytyqi se i poston fotot e edituara n&e...
Nga humbja e fëmijës, te konfliktet me familjen, jeta luksoze dhe marrdhënia me Cristano Ronaldo, Georgina Rodriguez bën rrëfimin e rrallë
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo SPANJË- Modelja e njohur Georgina Rodriguez dhe njëherësh bashkëshortja e yllit portugez Crist...
Mbi 80 padi për sulme seksuale/ Historia e gruas që bindi togat e zeza për të dënuar menjëherë producentin Harvey Weinstein
Harvey ëeinstein SHBA- Ish-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për përdhunimin e nj&e...
Dëgjoni zemrën dhe përdorni fuqinë e mendjes për të luftuar kundërshtarët, kjo është një ditë jashtëzakonisht sensuale. Horoskopi 23 dhjetor 2022
Horoskopi Dashi Ju jeni duke ardhur në një pikë kritike të ciklit tuaj emocional kur zemra juaj ndihet e rëndë. Ju mund t&eu...
Elsa Lila fiton çmimin e parë në festivalin e 61 të RTSH, në Eurovision shkon Albina Kelmendi
Albina Kelmendi dhe Elsa Lila TIRANË- Rikthehet Elsa Lila! Këngëtarja e njohur shqiptare ka marrë çmimin e parë nga juria n...
Ishte duke kënduar me Flor Mumajesin në Festival, Fifi zbulon për herë të parë shtatzëninë
Pamje nga festivali TIRANË- Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi do të bëhet nënë për herë të...
'National Geographic' REPORTAZH për Voskopojën: Disa nga afresket më të mrekullueshme mund të gjenden në 'Parisin e Ballkanit'
Voskopojë KORÇË- Thellë në Shqipërinë juglindore, një fshat i vogël ka 5 kisha që kanë një ng...
"Më pushoi se kisha djalin e sëmurë", ish-kuzhinierja padit reperin Lil Wayne
Wayne dhe Medlock SHBA- Pasi dyshohet se e braktisi atë në Las Vegas për t'u marrë me një çështje ...
Will Smith i zhgënjyer nga filmi i tij i fundit, 'Emancipation' nuk po arkëton para pas shuplakës së Chris Rock
Smith SHBA- Kur Mayan Lopez dhe Selenis Leyva shpallën të nominuarit për Golden Globe 2023 më 12 dhjetor, nj&e...
