Art&Argëtim

VIDEO- E akuzuan se talli Kylie Jenner, reagon ish-shoqja: Nuk po sulmoja njeri, ishte trend dhe e bëra

Kylie dhe Jordyn ishin shoqe të ngushta për vite me rradhë përpara se të distancoheshin në 2019, kur u shpërndanë thashetheme që pretendonin se Jordyn kishte puthur të dashurin e atëhershëm të Khloé Kardashian, Tristan Thompson.

23 Dhjetor 2022, 16:37 Nga A.B
VIDEO- E akuzuan se talli Kylie Jenner, reagon ish-shoqja: Nuk po sulmoja njeri,
Jordyn ëoods dhe Kylie Jenner

SHBA- Njerëzit online vazhdojnë akoma me spekulimet dhe teoritë e tyre rreth historisë midis Kylie Jenner dhe Jordyn Woods edhe pse tashmë kanë kaluar vite nga drama e tyre.

Rikujtojmë se, Kylie dhe Jordyn ishin shoqe të ngushta për vite me rradhë përpara se të distancoheshin në 2019, kur u shpërndanë thashetheme që pretendonin se Jordyn kishte puthur të dashurin e atëhershëm të Khloé Kardashian, Tristan Thompson.

Edhe pse kanë kaluar tashmë shumë kohë, Jordyn dhe Kylie duket se kanë pasur pak lidhje me njëra-tjetrën publikisht.

Së fundmi, Jordyn ka publikuar një video duke admiruar buzët e saj në platformën TikTok dhe njerëzit mendojnë se është një kunjë pikërisht për Kylie-n. Ajo shfaqet duke pozuar me buzët e fshehura përpara se të zbulojë formën e saj natyrale të tyre, me mbishkrimin “faleminderit mami dhe babi për këtë gjenetikë”.

@jordynëoods

???????????? thank you mom & dad for these genetics ????????

♬ party monster - xxtristanxo

Të gjithë aluduan se ky ishte një sulm për Kylien, ish-shoqen e saj, e cila ka pranuar se në të shkuarën ka pasur pasiguri për buzët e holla. Mirëpo, Jordyn është përgjigjur aludimeve, duke thënë se nuk ka sulmuar askënd. 

Jordyn u përgjigj: "Nuk ka sulm ndaj askujt, ky është një trend që kam parë të bëjnë një grup vajzash dhe doja ta bëja.'

Burimi: Etonline.

kylie jenner jordyn woods

Sondazh

Poll