Politike

Theu embargon e BE-së ndaj Rusisë bashkë me Ramën? SQAROHET Abazoviç: Sulme mediash, propagandë!

Dritan Abazoviç tha se e gjitha ishte propagandë dhe sulm i mediave. 

23 Dhjetor 2022, 00:31 Nga k.m.
Theu embargon e BE-së ndaj Rusisë bashkë me Ramën? SQAROHET
Dritan Abazoviç

TIRANË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar lajmin se ai dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama kanë thyer embargon me Rusinë duke lëvizur mallra nga Serbia. Në fjalën e tij, gjatë intervistimit nga Grida Duma për "Top Story", Dritan Abazoviç tha se e gjitha ishte propagandë dhe sulm i mediave. 

"Ka akuza për shumë gjëra, por njerëzit kur janë në këtë propagandë dhe një sulm ose mediash ose portalesh, ato kanë një qëndrim,"-tha Abazoviç.

Gazeta malazeze 'Pobjeda' ka lidhur kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij malazez Dritan Abazoviç me thyerjen e embargos së BE-së. Në shkrim thuhet se Rama dhe Abazoviç kanë thyer embargon e SHBA dhe BE, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë me anë të Portit të Durrësit. Sipas medias, mijëra kamionë janë ngarkuar me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit kaluan në Malin e Zi përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe më pas u futën në Serbi pranë Dobrakovit. Ndërsa në kthim kamionët kanë kthyer të njejtin itinerar por në vend të plehut kimik, janë ngarkuar me drithë.

dritan abazoviç thyerja e embargos se be nga shqiperia

Sondazh

Poll