Aktualitet

Aksident në Tiranë, urbani përpas dy këmbësorë. Shoqërohet në Polici shoferi

9 Shtator 2019, 14:19 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, urbani përpas dy këmbësorë.

TIRANË- Autobusi i linjës së ‘Tiranës së re’, është përfshirë sot në një aksident në bulevardin Zogu i Parë. Sipas njjë njoftimi nga Policia e Shtetit, autobusi ka përplasur dy këmbësore, të cilat tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se në komisariat është bërë dhe shoqërimi i shtetasit A.M., shofer i autobusit, për veprime të metejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 13:32 në Bulevardin Zog i Parë, autobusi i linjës Tiranës së Re me drejtues shtetasin A. M ka përplasur dy këmbësore. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të.

Drejtuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e njërës nga shtetaset të aksidentuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksidentohen dy kembesore perplaset urbani urbani i tiranes se re aksident ne tirane aksidentohen dy kembesore perplaset urbani urbani i tiranes se re

Sondazh

Poll