Aktualitet

Digjen magazinat me mallra të përdorura në Vlorë, nuk ka të lënduar (Video)

9 Shtator 2019, 14:03 Nga DOSJA
Digjen magazinat me mallra të përdorura në Vlorë, nuk ka

VLORË– Janë djegur disa magazina në qytetin e Vlorës. Mësohet se zjarri që ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike ka përfshirë magazinat që ishin të mbushura me mallra të përdorura.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët, pasi magazinat ndodheshin mes pallateve dhe vunë në rrezik banesat.

Dosja.al ka siguruar edhe pamjet nga vendngjarja ku shihen magazinat të përfshira në flakë. 

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga kjo ngjarje por vetëm dëme materiale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen magazinat ne vlore vlore digjen magazinat ne vlore vlore

Sondazh

Poll