Aktualitet

Transportonin emigrantët e paligjshëm drejt kufirit, arrestohen dy persona në Tiranë, një tjetër në kërkim

9 Shtator 2019, 14:00 Nga DOSJA
Transportonin emigrantët e paligjshëm drejt kufirit, arrestohen dy

TIRANË– 2 persona kanë rënë në pranga ditën e sotme dhe një tjetër është shpallur në këkim, pasi akuzohen se kanë ndihmuar shtetas të huaj për për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE-së.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë shtetasit  me iniciale:

– E. M., 26 vjeç, banues në Zemblak, Korçë;

– E. H., 33 vjeç, banues ne Zemblak, Korçë, ndërsa, u shpall në kërkim shtetasi K. H., 39 vjeç.

Gjatë kontrollit të policisë, u sekuestruan 2 automjete dhe 12 aparate celularë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”

Goditet  një tjetër tentativë në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të ndryshëm për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE-së.

Në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 12 aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në kuadër të operacionit të  koduar “Itinerari”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

– E. M., 26 vjeç, banues në Zemblak, Korçë;

– E. H., 33 vjeç, banues ne Zemblak, Korçë;

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. H., 39 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 shtetas (emigrantë klandestinë) të kombësisë siriane në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, të cilët më pas do merreshin nga persona të tjerë me qëllim dërgimin e tyre në kufirin e gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Në cilësinë e provës materiale, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan 2 automjete dhe 12 aparate celularë.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona tirane transport klandestinesh arrestohen dy persona tirane transport klandestinesh

Sondazh

Poll