Bota

Foshnja e vdekur në spitalin e Pejës, pezullohen 7 punonjës, mes tyre dhe 4 mami

Një foshnje e cila kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

22 Dhjetor 2022, 08:57 Nga I.A
Foshnja e vdekur në spitalin e Pejës, pezullohen 7 punonjës, mes
Foto ilustruese

PEJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Një foshnje e cila kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

Lidhur me këtë rast Spitali i Pejës ka njoftuar mbrëmë se janë pezulluar shtatë punonjës. Telegrafi  shkruan se në mesin e shtatë të suspenduarve janë 4 mami, pastruesi dhe dy sanitare.

“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

foshnja futet ne lavatrice

Sondazh

Poll